Më 28.01.2026, zyrtarët policorë nga Departamenti i Punëve të Brendshme Negotinë, duke vepruar sipas urdhrit të Prokurorisë Themelore Publike Kavadar, kanë privuar nga liria katër persona të moshës 40, 26, 22 dhe 20 vjeç, që të gjithë nga një fshat i Negotinës, në lidhje me veprën penale „përdhunim i fëmijës që nuk ka mbushur 15 vjeç“, e dënueshme sipas nenit 188 të Kodit Penal.

Ata dyshohen se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur 13-vjeçare, me ç’rast pas ndalimit në stacionin policor, personat janë dërguar para Gjykatës Themelore në Kavadar.

Gjykatësi i procedurës paraprake u ka caktuar të dyshuarve masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, pas prej ku janë dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Shkupit për vuajtjen e kësaj mase.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com