Komisioni Qëndror i Aleancës për Shqiptarët ka mbajtur takim me kordinatorët e degëve, duke shënuar nisjen e procesit të ristrukturimit të brendshëm të partisë.

Periudha në vijim do të shënohet nga zgjedhja e kordinatorëve të strukturave lokale, formimi i nëndegëve, zhvillimi i kuvendeve të degëve dhe, në fund, mbajtja e Kongresit të rregullt të partisë.

Aleanca për Shqiptarët synon të konsolidohet si forca më e besueshme dhe e fuqishme politike për komunitetin shqiptar, duke reflektuar mbështetjen gjithnjë në rritje nga qytetarët dhe interesimin për t’u bashkuar me radhët e saj.

“Ky proces përforcon strukturat tona dhe na afron drejt qëllimit për t’u bërë një subjekt politik më i organizuar dhe më efektiv në shërbim të qytetarëve,” theksojnë nga Aleanca për Shqiptarët.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume