Më 30.01.2026, rreth orës 00:40, në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SP për siguri në komunikacionin rrugor kanë privuar nga liria A.E. (29) nga fshati Gurgurnicë.
Sipas policisë, ai është kapur në automjetin e tij të tipit “Audi”, me targa të Tetovës, duke konsumuar lëndë pluhur të bardhë. Gjatë kontrollit, tek i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar edhe një qese najloni me të njëjtën substancë.
Pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të vijojë parashtresë përkatëse.TS
Mgid