Më 29.01.2026, rreth orës 12:30, në DPB Gostivar është denoncuar se në rrugën “Pavle Avramoski” në Gostivar, një automjet ka goditur një vajzë 13-vjeçare nga Gostivari.
Pas aksidentit, shoferi është larguar nga vendi i ngjarjes.
Si pasojë, e mitura ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit.
Nga policia bëjnë të ditur se është kryer këqyrja e vendit të ngjarjes dhe po ndërmerren masa për gjetjen e automjetit dhe shoferit, si dhe për zbardhjen e plotë të rastit.TS
Mgid