Gjatë takimit u riafirmua përkrahja e vazhdueshme e Republikës së Sllovenisë për Republikën e Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimit evropian. Ambasadori Presker shprehu gatishmërinë e plotë të Ambasadës dhe të shtetit slloven për vazhdimin e bashkëpunimit dhe përkrahjes përmes projekteve konkrete.
Ministri Sali informoi për dinamikën e reformave dhe theksoi vendosmërinë e Qeverisë për avancimin e agjendës eurointegruese, duke falënderuar Republikën e Sllovenisë për ndihmën e deritanishme.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume