Shkup, 30 janar 2026 – Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Micskoski, njoftoi se vendi ka përfunduar procesin e post-monitorimit nga Këshilli i Evropës, duke e quajtur këtë një “moment historik” dhe një njohje për nivelin e demokracisë në vend.
“Maqedonia nuk është më nën monitorim të veçantë nga Këshilli i Evropës. Kjo është prova më e madhe se demokracia, sundimi i ligjit dhe liria e shprehjes funksionojnë në vendin tonë”, tha Micskoski.
Ai shtoi se kjo është një fitore për punën e qeverisë dhe se opinioni publik mund të shohë tani se shumë nga akuzat e opozitës dhe lajmet e tyre të rreme po shuhen. Kryeministri krahasoi vendin me shtetet e tjera të Ballkanit, të cilat ende janë nën monitorim ose post-monitorim, duke theksuar pjekurinë demokratike të Maqedonisë së Veriut.TS