Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Vesa Vllasaliu, së fundmi është bërë nënë për herë të parë. Pas lindjes së vajzës së saj, ajo është rikthyer gradualisht në rrjete sociale.

Vetëm pak kohë më pas, nisën të qarkullojnë thashetheme se Vesa mund të ishte sërish në pritje të ëmbël, pas publikimit të një fotografie ku ajo shihej duke mbajtur barkun me duar.

Këto aludime janë hedhur poshtë nga vetë Vesa, e cila ka publikuar një foto të fundit ku shihet në formë të mirë fizike, duke sqaruar kështu situatën.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume