Në zonën qendrore të Shkupit sot do të vendoset regjim i veçantë i trafikut për shkak të marshit protestues “Stop për Çimentoren”, i planifikuar në orën 12:00.

Siç njofton Ministria e Punëve të Brendshme, marshi do të nisë para Qeverisë në bulevardin “Ilinden”, do të vazhdojë djathtas në bulevardin “VMRO”, më pas përgjatë rrugës “Vasil Gllavinov”, majtas në rrugën “Dimitrie Çupovski”, në vazhdim në rrugën “11 Tetori” deri para Kuvendit dhe më pas majtas në rrugën “Filipi i Dytë Maqedonas” deri para Ministrisë së Mjedisit Jetësor në Shkup.

Për këto arsye, Njësia për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë SPB Shkup do të ndërmarrë masa për vendosjen e një regjimi të veçantë të trafikut në zonën qendrore të qytetit të Shkupit.

– U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve pjesëmarrës në komunikacion që t’i respektojnë urdhrat dhe udhëzimet e dhëna nga zyrtarët policorë, thuhet në njoftim.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com