SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër R.D. (31) nga Shkupi, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “mundësimi i përdorimit të drogave narkotike”.

Më 08.05.2025, në rrugën “Zhelezniçka” në Kumanovë, nëpunës policorë kanë kryer kontroll të një automjeti të drejtuar nga i denoncuari, me ç’rast tek ai është gjetur dhe sekuestruar marihuanë, ndërsa tek bashkudhëtari është gjetur dhe sekuestruar një shishe me metadon, të cilën më parë i denoncuari ia kishte mundësuar ta përdorte, raporton TetovaSot.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume