Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Bujar Osmani, prej sot ndodhet për vizitë zyrtare në Uashington DC, ku do të zhvillojë një agjendë intensive takimesh me përfaqësues të lartë të institucioneve amerikane.

Gjatë qëndrimit të tij, Osmani do të mbajë një fjalim në Capitol Hill në kuadër të Forumit Ndërparlamentar për Sigurinë dhe Mbrojtjen, si dhe do të realizojë takime me Kongresmenë dhe Senatorë amerikanë, Profesorë universitarë dhe aktivistë me renome ndërkombëtare, njohës të Ballkanit, duke diskutuar çështje që lidhen me partneritetin strategjik, sigurinë rajonale dhe bashkëpunimin transatlantik.

Ai gjithashtu do të marrë pjesë në aktivitetet zyrtare te Lutjet e Mëngjesit Kombëtar (National Prayer Breakfast), një nga ngjarjet më të rëndësishme diplomatike në SHBA që mbledh liderë politikë nga e gjithë bota.

Kjo vizitë konfirmon rolin e rëndësishëm të BDI-së në ndërtimin dhe ruajtjen e marrëdhënieve të ngushta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe angazhimin e vazhdueshëm të subjektit në avancimin e stabilitetit, sigurisë dhe perspektivës euroatlantike të vendit.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com