Ka qenë momenti kur edhe artisti shkodran rrëmbeu puthjen e parë të moderatores së njohur.

Një çast magjik me përplot emocione, atmosferë të mrekullueshme e natë për t’u mbajtur në mend.

Për këtë u bë një reagim edhe nga vet këngëtari me anë të një postimi në rrjete sociale.

“3 vite me atë që më tha ‘të duhen 3 Big Brother’”, u shpreh Luizi me shaka.

Dyshja tashmë po jetojnë të lumtur e gjithmonë në krah të njëri-tjetrit, ndonëse në formatin e lartpërmendur kaluan shumë sfida.

Ata kanë së bashku edhe një vajzë të quajtur, Luna Mari.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume