Me dëgjimin e dëshmitarëve dhe përfaqësuesit ligjor të të dëmtuarve në sallën e gjyqit në Idrizovë sot duhet të vazhdojë gjykimi për zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan, ku humbën jetën 63 persona, ndërsa mbi 200 u lënduan.

Në seancën e fundit u dëgjuan disa dëshmitarë, që ishin në diskotekë në natën e kobshme. Në dëshmitë e tyre ata e kanë përshkruar atmësferën e panikës dhe kaosit që ndodhi në momentin kur stuhitë e zjarrit dhe tymi e kapluan tërë diskotekën, si dhe pasojat që i vujnë deri më sot.

Rastin e udhëheq gjyqtarja Dijana Gruevska Ilievska dhe gjendet në procedurë dëshmuese me dëgjimin e dëshmitarëve të propozuar nga Prokuroria.

Për seancën e sotme gjyqësore, siç është njoftuar janë ftuar pesë dëshmitarë.

Në fillim të procesit, në fjalën hyrëse, prokurori Borçe Janev theksoi se gjykimi është një hap drejt konfirmimit të përgjegjësisë personale dhe institucionale, duke theksuar se shoqëria duhet të përballet me të vërtetën – kush ka lejuar, kush ka heshtur dhe kush nuk parandaloi të ndodh tragjedia në “Puls”. Ai tha se nuk është e rëndësishme vetëm kush e ka ndezur zjarrin, por edhe kush pati mundësi ta parandalojë, duke theksuar se tragjedia nuk është rezultat vetëm i mjeteve piroteknike, por edhe i lëshimeve sistematike shumëvjeçare, heshtjes institucionale dhe mungesës së kontrollit që e shndëruan diskotekën në “kurth të vdekjes.

Janev theksoi se kërkohet drejtësi, jo si hakmarrje, por si pasojë e mosndëshkimit dhe detyrës së lënë pas dore. Shumica e të pandehurve përmes avokatëve të tyre, e kontestuan bazën e aktakuzës. Mbrojtësit e tyre pohojnë se të pandehurit nuk kanë ndërmarrë veprime që mund të kishte çuar në zjarr, se ata posedonin dokumentacion valid dhe se tragjedia është rezultat i lëshimeve institucionale, ndërsa jo faj individual. Mbrojtja njoftoi paraqitjen e provave dhe dëshmitarëve që sipas tyre, do ta konfirmojnë këtë tezë.

Në fjalën hyrëse, mbrojtja e të pandehurit të parë pronar i diskotekës “Puls”, Dejan Jovanov, theksoi se edhe pas nëntë muajsh paraburgim nuk mund të besojë në tragjedinë dhe si prind asnjëherë nuk do të lejonte kushte të pasigurta në klub. Djali i tij, i pandehuri i tretë Mihail Jovanov, përmes mbrojtjes pohoi se kundër tij nuk ka asnjë dëshmi dhe se është akuzuar vetëm sepse është anëtar i familjes Jovanovi.

Të gjithë të akuzuarit tjerë deklaruan se nuk ndjejnë faj për veprën për të cilën akuzohen.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com