Më 02.02.2026, në orën 06:45, në bul. “Maqedonia” në Dellçevë, nëpunës policorë nga NJPB Dellçevë e privuan nga liria S.D. (23) nga fshati Trabotivishtë, rrethina e Dellçevës. Gjatë kontrollit rrugor, nëpunësit policorë ndaluan një automjet udhëtarësh “Folksvagen Golf” me targa të Dellçevës, të cilin e drejtonte,me ç’rast u konstatua se e drejtonte automjetin pa fituar paraprakisht të drejtën e drejtimit të automjetit, përkatësisht pa patentë shoferi.
Është njoftuar prokurori publik, me udhëzimet e të cilit është sekuestruar automjeti, ndërsa personi është privuar nga liria. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume