Më datë 01.02.2026, në orën 19:25, në DPB Gostivar, B.M. (48) dhe djali i saj D.S. (20), të dy nga Gostivari, kanë denoncuar se në rrugën “Goce Dellçev” në Gostivar, pas një debati të shkurtër për një vendparkim, janë sulmuar fizikisht nga fqinji i tyre I.Q. (66), i cili ka përdorur edhe një objekt të fortë.
Rreth orës 19:45, i dyshuari I.Q. është paraqitur vetë në stacionin policor dhe po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, ndërsa ndaj tij do të vijojë parashtresë përkatëse, raporton TetovaSot.
Mgid