Komisioni i huaj për hetimin e ndërhyrjeve kardiologjike dhe kardio-kirurgjikale përbëhet nga tre ekspertë të shquar të fushës, ndër të cilët:
Dr. Ugolino Livi, kirurg kardiak nga Italia, me përvojë si profesor i rregullt i kirurgjisë kardiake në Universitetin e Udines. Ka qenë i angazhuar gjithashtu si profesor vizitor në universitetet Stenford dhe San Diego në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ka përvojë të pasur profesionale në fushën e transplantimit të zemrës.
Po ashtu, ky ekspert është anëtar i bordeve redaktuese të disa revistave profesionale evropiane në këtë fushë. Dr. Nikola Lakiq, kirurg kardiovaskular nga Sllovenia, me përvojë shumëvjeçare pune në pozita drejtuese në Qendrën Mjekësore Universitare të Lubjanës. Ai është gjithashtu doktor i shkencave në Universitetin e Mariborit. Ka publikuar një numër të konsiderueshëm punimesh shkencore dhe profesionale në fushën e kirurgjisë kardiovaskulare.
Dr. Çerçek Miha, kardiolog intervenues nga Sllovenia, me përvojë shumëvjeçare në Departamentin e Kardiologjisë (Njësia e Trajtimit Koronar) në Qendrën Mjekësore Universitare të Lubjanës. Ky ekspert ka fituar gjithashtu titullin doktor i shkencave biomedicinale në Universitetin e Lubjanës. Për më tepër, në kuadër të ekspertizës së tij ka qenë i angazhuar si studiues në qendrën prestigjioze mjekësore Cedars-Sinai në Los Anxhelos, SHBA.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com