Pas interesimit të mediave për vendimin në rastin e gazetares Liridona Vejseli, Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se po e ndjek me vëmendje këtë rast, si dhe veprimet e ndërmarra nga gjykatësi Nazif Iljazi.
Nga Këshilli Gjyqësor bëjnë të ditur se procedura gjyqësore është ende në zhvillim dhe nuk ka përfunduar me vendim të formës së prerë, ndërsa theksojnë se puna e të gjitha gjykatave, përfshirë edhe këtë lëndë konkrete, monitorohet rregullisht në përputhje me kompetencat ligjore të këtij institucioni.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com