“Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Provimin e Jurisprudencës është dorëzuar në Kuvendin e RMV-së më 24 janar 2024.
Këtij veprimi i është paraprirë duke krijuar nga ana ime si Ministër i Drejtësisë edhe Komisionin i ri për dhënien e provimit të Jurisprudencës, ku në cdo provim, njëri nga dy profesorët ishte shqiptar – parakusht ky për zbatimin e ndryshimeve ligjore, përkatësisht që provimi të jepet edhe në gjuhën shqipe.
Fatkeqësisht, me ardhjen e Qeverisë VLEN–VMRO, propozimligji u tërhoq nga procedura parlamentare pa asnjë arsyetim, as nga Qeveria/Ministria e Drejtësisë dhe as nga Kryetari i Kuvendit dhe partneri qeveritar, z. Afrim Gashi.
Ky akt qyqar i kësaj qeverisjeje të dobët dëshmon edhe njëherë pafuqinë politike të një grumbulli partish që vetes i kanë vënë emrin VLEN, por që nuk vlejnë as pesë pare. Kjo situatë tregon thelbin e tyre: se nuk janë të zotë të hedhin asnjë hap në drejtim të zgjidhjes së problemeve, në asnjë fushë, bile as aty ku të tjerët ua kanë lënë materialet e gatshme mbi tavolinë.
Sot, studentët shqiptarë detyrohen t’u drejtohen institucioneve dhe titullarëve të këtyre institucioneve përmes peticionesh – si pasojë direkte e paaftësisë dhe pafuqisë së disa qeveritarëve shqiptarë të nënshtruar, por edhe si rezultat i veprimeve të disa politikanëve albanofobë maqedonas nga ZNAM dhe VMRO” ka shkruar Lloga
Mgid