651 kundërvajtje të regjistruara dje përmes “Qyteti i Sigurt” , prej tyre 585 për vozitje shumë të shpejtë
Gjatë ditës së djeshme (02.02.2026) përmes sistemit “Qyteti i Sigurt” u konstatuan gjithsej 651 kundërvajtje . Prej tyre, për kalim në dritë të kuqe janë konstatuar gjithsej 50 kundërvajtje, për vozitje me shpejtësi më të madhe nga e lejuara janë konstatuar gjithsej 585 kundërvajtje, ndërsa për automjete të paregjistruara 16 kundërvajtje. Në këtë rast, janë shqiptuar gjithsej 58 ndalime për drejtim të mjetit motorik. U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit dhe të kontribuojmë të gjithë për një komunikacion të sigurt në territorin e mbarë vendit.
Mgid