Një person nga Kavadari është marrë në bisedë zyrtare pasi gjatë bastisjes në shtëpinë e tij janë gjetur sende të dyshuara si të vjedhura.
Më 03.02.2026, nëpunës policorë nga NJPB Kavadar zhvilluan bisedë zyrtare me B.B. (29) nga Kavadari. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjykate, janë gjetur dhe sekuestruar sende për të cilat dyshohet se kanë prejardhje nga vepra penale “vjedhje”, raporton Tetovasot.
Sendet e sekuestruara do t’u kthehen pronarëve, ndërsa pas dokumentimit të rastit ndaj B.B. do të përgatiten parashtresa përkatëse.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume