Integrimi evropian është përcaktimi primar dhe i palëkundur i Qeverisë VLEN. Vizita zyrtare në Bruksel e Zëvendëskryeministrit të Parë, Bekim Sali, dëshmoi qartë se rruga jonë drejt Bashkimit Evropian është e pandalshme dhe e mbështetur fuqimisht nga partnerët tanë evropianë.
Takimet me ambasadoren e Republikës së Qipros, znj. Kristina Rafti, me Drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor, znj. Valentina Superti, si dhe me eurodeputetin Matej Tonin, konfirmuan se Maqedonia e Veriut po ecën me hapa të sigurt në procesin e eurointegrimit. Diskutimet për sundimin e ligjit, digjitalizimin, administratën publike dhe Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor janë dëshmi e përkushtimit tonë për reforma të qëndrueshme dhe të thella.
VLEN thekson se ky është momenti i unitetit dhe i vendosmërisë institucionale. Integrimi në Bashkimin Evropian nuk është vetëm një objektiv politik, por një mision historik që garanton të ardhmen e qytetarëve tanë. Çdo hap i ndërmarrë, çdo reformë e realizuar, është dëshmi e vizionit tonë për një shtet modern, demokratik dhe të barabartë me vendet e tjera të Evropës.
Mesazhi ynë është i qartë: Maqedonia e Veriut nuk ka alternativë tjetër përveç integrimit evropian. Ky është përcaktimi ynë primar, ky është rrugëtimi ynë i patjetërsueshëm.
Mgid