“Me vendim të Qeverisë, Shkupi do të marrë 100 autobusë të rinj, modernë dhe plotësisht ekologjikë të qytetit, një hap që do të ndryshojë jetën e përditshme të mijëra qytetarëve që përdorin transportin publik”, ka shkruar në Facebook kryetari i Bashkisë së Shkupit, Orce Gjorgievski.

“Me përgjegjësi të madhe, ju njoftoj lajmin që do të thotë një fillim i ri për qytetin tonë. Siç theksoi kryeministri Hristijan Mickoski, Qytetit të Shkupit do t’i jepen 100 autobusë dhe 50 karikues. Kjo do të thotë transport publik i sigurt, në kohë dhe dinjitoz, por edhe një goditje e fortë në favor të mbrojtjes së një mjedisi të shëndetshëm dhe ajrit të pastër, prioriteti ynë që ua kemi borxh fëmijëve tanë dhe brezave të ardhshëm. Ky vendim është pjesë e marrëveshjes strategjike qeveri-qeveri midis qeverisë sonë dhe qeverisë së Hungarisë, e cila lejon prokurimin me kushte jashtëzakonisht të favorshme”, shkruan Gjorgievski.

Me këtë, ai pret të kapërcejë problemin e gjatë me transportin publik në Shkup.

“I vetëdijshëm për rëndësinë e sfidave, e pranova këtë përgjegjësi në mënyrë që t’i shohim problemet në sy dhe t’i zgjidhim së bashku. Dhe rezultatet janë tashmë të dukshme. Në më pak se tre muaj që nga marrja e detyrës, kemi filluar procese që kanë ngecur për një kohë të gjatë, deri në fund të këtij viti do të mbërrijnë automjete të reja për “Higjienën Komunale” dhe do të fillojë furnizimi i autobusëve të rinj”, ka shkruar Gjorgjievski.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com