Prokuroria Publike ka hapur një lëndë për të identifikuar dhe ndjekur penalisht personat që kanë drejtuar kërcënime me vdekje, ofendime dhe gjuhë të urrejtjes ndaj gazetarit të televizionit Kanal 5, Aleksandar Vidinovski, përmes komenteve në Facebook.

Kërcënimet kanë ndodhur nën një video ku gazetari raportonte për parkimin e parregullt të automjeteve diplomatike para Ambasadës së Bullgarisë në Shkup. Sipas Prokurorisë, komentet përmbajnë mesazhe ksenofobike dhe nxitje të intolerancës kombëtare, andaj lënda i është dorëzuar Prokurorisë së Shkupit për veprim të mëtejshëm. Lidhur me rastin ka reaguar ashpër edhe Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë , e cila ka dorëzuar denoncim në MPB, duke i cilësuar këto sulme si një goditje ndaj lirisë së shprehjes dhe si tentativë për të frikësuar gazetarët që raportojnë për çështje me interes publik.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com