Mickoski: Pres të dalin nga përqafimi partiak ata pak njerëz në udhëheqësinë e Lidhjes së Sindikatave dhe të merren vesh me Qeverinë në interes të nëpunësve administrativë
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske lidhur me takimin e nesërm me SPOGJ-in dhe pritshmëritë prej së njëjtës, deklaroi:
“Po, pres që të dalin nga përqafimi partiak ata pak njerëz në udhëheqësinë e Lidhjes së Sindikatave dhe të merren vesh me Qeverinë në interes të punëtorëve, përkatësisht në interes të nëpunësve administrativë, pasi edhe ata, siç kam thënë shumë herë në të kaluarën, vetëm ata 7700-7800 kolegë tanë nuk kanë me Qeverinë Marrëveshje Kolektive, të gjithë të tjerët kanë. Kështu që me këtë, Qeveria si punëdhënës i përmbyllë raportet deri në përfundimin e mandatit të kësaj Qeverie, deri në vitin 2028, me të gjithë ata punëdhënës i të cilëve drejtpërdrejt ose tërthorazi është Qeveria.”