Një incident me pasoja fatale ka ndodhur në zonën e Belshit, ku një grua e moshuar ka ndërruar jetë pasi është sulmuar nga një qen.

Sipas informacioneve paraprake, 65-vjeçarja është nga fshati Çërragë, është plagosur rëndë në gjymtyrët e poshtme si pasojë e kafshimit të qenit në pronësi të fqinjëve. Gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar, duke sjellë humbjen e jetës.

Autoritetet policore kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa po merren masa ndaj personit përgjegjës për mbajtjen e kafshës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume