Loredana Zefi njihet për mënyrën e drejtpërdrejtë me të cilën paraqitet në rrjetet sociale.

Ajo shpesh publikon fotografi pa grim dhe pa filtra, duke zgjedhur të mos fshehë pamjen e saj natyrale.

Në një nga Instastory-t e fundit, reperja ka postuar një foto nga afër, ku duken edhe disa defekte të vogla të lëkurës së fytyrës. Një veprim që nuk është i zakonshëm për shumë figura publike.

Me këtë paraqitje, Loredana vazhdon të ruajë stilin e saj autentik dhe të sinqertë. Ajo tregon se nuk ka nevojë për perfeksion artificial për të qenë vetvetja para publikut.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com