Më 07.02.2026 në ora 10:48, personi përgjegjës i kompleksit të manastirit “Shën Naumi i Ohrit” në Kodrën e Diellit ka denoncuar në SPB Tetovë se në manastir ka hasur të mitur të cilët me përdorimin e forcës janë përpjekur të hapin arkën metalike për kontribute vullnetare. Është vërtetuar se bëhet fjalë për katër të mitur nga një fshat i Shkupit, të cilët ishin në ekskursion të organizuar. Ata së bashku me mësuesin e tyre përgjegjës janë ndaluar në vendngjarje dhe po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume