Më 09.02.2026 në ora 13:30, në DPB Gostivar, një 86-vjeçar nga një fshat i rrethinës së Gostivarit ka denoncuar se më 06.02.2026 rreth orës 14:00 është mashtruar nga dy persona meshkuj para një bankomati në Gostivar.

Sipas denoncimit, autorët kanë shfrytëzuar gjendjen e tij shëndetësore dhe vështirësitë në komunikim, duke e informuar rrejshëm se nuk ka mjete në llogari, ia kanë kthyer kartelën dhe më pas, në mënyrë të kundërligjshme, kanë tërhequr 5.600 denarë nga llogaria e tij.

Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

(Tetovasot)

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume