Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka dorëzuar kallëzim penal kundër 49-vjeçarit L.M. nga Kosova për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale të mashtrimit pasi më 15 shtator 2025 ai ka vënë në lajthitje një grua përmes rrjeteve sociale duke u prezantuar rrejshëm si pronar i një kompanie ndërtimi jashtë shtetit që do të ndërmjetësonte në blerjen e një prone në atë vend.

Viktima e mashtrimit i ka paguar atij në tri raste të ndryshme përmes transfertave të shpejta të parave një shumë totale prej 12.000 eurosh si kapar për pronën por pas dërgimit të parave ajo nuk e ka marrë asnjëherë pasurinë e paluajtshme të premtuar duke bërë që policia të procedojë rastin me njoftimin përkatësin në prokurori.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume