Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Tetovë ka dorëzuar kallëzim penal kundër personit D.H. (46) nga rrethina e Tetovës, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Mashtrim”. Sipas njoftimit zyrtar, më datë 8 janar 2026, i denoncuari kishte marrë me qira një automjet nga një kompani “Rent-a-car” në Shkup me marrëveshjen për ta kthyer pas tri ditësh, por në vend që ta kthente makinën, ai e kishte shitur atë te një person tjetër pa autorizim. Policia ka dokumentuar rastin dhe tashmë po ndërmerren masat ligjore për zbardhjen e plotë të këtij mashtrimi, ndërsa makina e shitur në mënyrë të jashtëligjshme po kërkohet për t’u kthyer te pronari i ligjshëm.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume