Ministri për Çështje Evropiane dhe Zëvendëskryeministri i Parë, Bekim Sali, zhvilloi takim pune me Ambasadorin e Republikës së Austrisë, Martin Pammer, ku u shqyrtuan proceset aktuale reformuese dhe bashkëpunimi me partnerët austriakë.

Në bisedë u theksua rëndësia e mbështetjes së vazhdueshme nga Austria për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, si dhe përputhshmëria e bashkëpunimit zhvillimor austriak me prioritetet kombëtare të reformave. Ministri Sali informoi për aktivitetet aktuale që lidhen me zbatimin e Agjendës së Reformave dhe përgatitjet për hapjen e klasterëve të negociatave, me theks të veçantë në sundimin e ligjit, reformën e administratës publike dhe përmirësimin e kapaciteteve institucionale.

Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për mundësitë për bashkëpunim të mëtejshëm përmes instrumenteve evropiane, veçanërisht në fusha që lidhen me qeverisjen e mirë, mjedisin dhe forcimin e strukturave administrative. Në takim u shpreh gatishmëri e përbashkët për thellimin e partneritetit dhe për koordinim më të mirë të ndihmës zhvillimore në mbështetje të proceseve reformuese dhe integrimit evropian të vendit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume