Qytetarët e Strugës përmes protestës shprehën revoltën e tyre për faturat e larta të energjisë elektrike dhe mënyrën e llogaritjes së tyre.

Ata kërkuan nga EVN transparencë të plotë mbi metodologjinë e llogaritjes, publikimin e elementeve që ndikojnë në çmim dhe rishikimin e çdo praktike që mund të rezultojë në dëm të qytetarëve.

Kërkuan edhe sqarim institucional dhe rishqyrtim të kompensimit që paguajnë ndaj EMV-së, me qëllim që çdo pagesë të bazohet në nevojë reale, e jo vetëm të justifikohet formalisht me ligj.

Organizatorët thanë se në rast të mungesës së përgjigjes dhe hapave konkretë për korrigjimin e kësaj praktike, do të detyrohen të përdorin të gjitha mjetet ligjore dhe të paraqesin ankesa kolektive tek organi rregullator kompetent dhe tek institucione të tjera përkatëse.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume