Zëvendëskryeministri i parë dhe njëri nga liderët e VLEN, Bekim Sali ka uruar zgjedhjen e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të Kosovës.

Sali në postimin në Fejsbuk, thekson se konstituimi i Kuvendit paraqet një moment të rëndësishëm për funksionimin demokratik të institucioneve dhe për forcimin e rendit parlamentar.

“E nderuara zonja Albulena Haxhiu, Në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, jua përcjell urimet më të sinqerta për zgjedhjen tuaj si Kryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Konstituimi i Kuvendit përfaqëson një moment të rëndësishëm për funksionimin demokratik të institucioneve dhe për forcimin e rendit parlamentar”, shkruan Sali.

Ai shprehet i bindur se Kuvendi nën drejtimin e saj, “do të luajë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e jetës parlamentare dhe në përfaqësimin e interesave të qytetarëve të Republikës së Kosovës”.

“Shprehim përkushtimin tonë të thellë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona, në frymën e partneritetit të ngushtë, respektit të ndërsjellë dhe orientimit të përbashkët strategjik”, thekson zëvendëskryeministra Sali.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume