Kreu i lëvizjes Besa Bilall Kasami nuk deshi të komentoj deklaratën e kryeministrit Hristijan Mickoski i cili u shpreh i prerë se ai është mandatar dhe se ai vendos për përbërjen e qeverisë, shkruan Alsat.

Kasami sot para gazetarëve tha se nuk dëshiron të flasë për tema politike, sepse të njëjtat do të shqyrtohen në mbledhjen e sontme të partisë të paralajmëruar për në ora 19:00.

“Atë që kisha ta them e thashë mbrëmë. Ndërkohë sot në mbrëmje do të kemi mbledhje të kryesisë dhe do t’i diskutojmë të gjitha çështjet”, deklaroi Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes Besa.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume