Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjitikë, Marko Bislimovski, sot ka dhënë dorëheqje, raporton Deutsche Welle, përcjell TV21. Bislimoski këtë mëngjes me një letër e ka informuar kryetarin e Kuvendit se tërhiqet nga funksioni në të cilin ishte zgjedhur për herë të parë në qershor 2018.

Në dorëheqje, Bislimoski nuk jep arsyet për tërheqjen. As ai, as bashkëpunëtorët e tij nuk duan ta komentojnë vendimin. Mandati i dytë pesëvjeçar i Bislimoskut do të përfundonte në qershor të vitit 2028.

Pak më shumë se dy javë më parë, Drejtoria e Policisë Financiare dorëzoi kallëzim penal ndaj Bislimovskit, duke e akuzuar për keqpërdorim të detyrës dhe të autorizimeve zyrtare.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume