Këngëtarja Mirsa Kërçeli është rikthyer në muzikë, edhe pse ende nuk po e përjeton suksesin e dikurshëm.

Pas një pauze, ajo ka nisur sërish të jetë aktive, duke u përpjekur të gjejë vendin e saj në skenën muzikore.

Ajo që ka rënë më shumë në sy së fundmi është ndryshimi në pamjen e saj. Mirsa duket mjaft ndryshe nga çfarë publiku është mësuar ta shohë më herët.

Në paraqitjet e fundit, këngëtarja shihet me syze dioptrike, një detaj që e bën pamjen e saj edhe më të veçantë dhe të dallueshme nga imazhi i mëparshëm.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume