MPB njofton se më 12.02.2026, në ora 17:10, nga Qendra Urgjente në Gostivar është denoncuar se është sjellë për ndihmë mjekësore personi E.M. (25 vjeç) nga fshati Gradec i Gostivarit, i cili kishte pësuar lëndime trupore. Sipas njoftimit fillestar, i riu i ka marrë lëndimet gjatë kryerjes së detyrave të punës në një firmë në Gostivar. Ekipet policore kanë kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave se si ka ndodhur aksidenti në punë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume