Ish-bashkëshorti i Jessica Albës, Cash Warren, ka paraqitur kërkesë për divorc dy vjet pasi ata u ndanë.

Sipas dokumenteve të gjykatës, çifti nuk do t’i paguajë njëri-tjetrit mbështetje financiare. Dokumentet tregojnë se divorci është i pakontestueshëm dhe Warren po kërkon miratimin e gjykatës.

Alba dhe Warren kanë vajzat Honor Marie dhe Haven Garner dhe djalin Hayes.

Alba kërkoi divorcin në janar 2025, pas 16 vitesh martesë, dhe ata u ndanë në vitin 2024.

Pavarësisht ndarjes, Alba dhe Warren ruajnë një marrëdhënie miqësore, dhe aktorja së fundmi e lavdëroi Warren si prind.

“Fëmijët tanë nuk mund të kishin pasur një baba më të mirë, të ngrohtë, të sjellshëm, të pranishëm, i cili gjithmonë di çfarë të thotë. E admiroj durimin tënd. I bën të ndihen të sigurt pas çdo bisede. Faleminderit që i mbështet”, kishte deklaruar ajo më parë.

Aktorja është në një lidhje me Danny Ramirez që nga viti 2025.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume