Më 15.02.2026, në ora 11:00, në SPB Tetovë është denoncuar se në Qendrën Urgjente në Tetovë është sjellë një foshnjë pa shenja jete. Është konstatuar se bëhet fjalë për një bebe pesëjavëshe të personit I.A. (37) nga Tetova. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Tetovë dhe mjeku i mjekësisë ligjore, ndërsa nuk janë gjetur gjurmë dhune. Me urdhër të prokurorit publik, trupi është dorëzuar për obduksion dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rastit.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume