EVN Maqedoni përmes një njoftimi ka ndarë informacionin për qytetarët se për shkak të punimeve të planifikuara në rrjetin elektrodistributiv, nesër e martë (17.02.2026) pjesë të Tetovës, Zhelinës dhe Tearcës do të mbeten pa energji elektrike.
Sipas EVN-së, në Tetovë, ndërprerje të rrymës do të ketë nga ora 08:50 deri në 14:00 në objektet e ish-Star ZIK-ut – frigoriferi dhe ZIK Qumshtorja ose afër lagjes “Dardania”.

Në fshatin Leshkë në komunën e Tearcës duke filluar nga ora 09:00 deri në 14:00, pa energji elektrike do të jenë disa objekte që ndodhen në hyrje të fshatit, mbi marketin “Kiper”.

Në fshatin Tearcë, nga ora 09:00 deri në 14:00, ndërprerje do të ketë në objektet pranë lumit, ndërsa një ndërprerje shtesë është paralajmëruar nga ora 09:30 deri në 14:00.

Në fshatin Dobrosht, nga ora 09:00 deri në 14:00, pa energji elektrike do të mbeten objektet që ndodhen mbi xhaminë e re.

Në Zhelinë, nga ora 09:00 deri në 14:30, pa rrymë do të jenë disa objekte nga qendra e fshatit drejt Xhamisë së Epërme.

Në fshatin Brezno, ndërprerja është paralajmëruar nga ora 09:30 deri në 14:00.

Autoritetet kompetente apelojnë te qytetarët dhe subjektet juridike që me kohë t’i përshtatin obligimet dhe aktivitetet e tyre sipas orareve të paralajmëruara. Furnizimi me energji elektrike do të rikthehet menjëherë pas përfundimit të ndërhyrjeve të planifikuara.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume