Në vijim, gjeni mesazhin e plotë të Kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçi, drejtuar qytetarëve të Republikës së Kosovës:

“Në emër të Partisë Demokratike Shqiptare, ju përcjell urimet më të sinqerta me rastin e 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Kjo datë e shenjtë simbolizon sakrificën për liri, shtetësi dhe dinjitet kombëtar.

Uroj që Republika e Kosovës të vazhdojë me vendosmëri rrugën e konsolidimit institucional, forcimit të shtetit ligjor, zhvillimit ekonomik dhe integrimit të plotë në strukturat euro-atlantike.
Gëzuar 17 Shkurti! 🇽🇰 “ ka shkruar kryetari Thaçi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume