MPB njofton se dje pasdite, rreth orës 17:00, në SPB Shkup është raportuar se në rrugën “Zhivko Firfov” në lagjen Draçevë të Shkupit, një automjet i udhëtarëve “Volkswagen Touran” me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.D. (41) nga Shkupi, ka goditur një fëmijë katërvjeçar po ashtu nga Shkupi.
​Në aksident, fëmija ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naumi i Ohrit” në Shkup.
​Ekspertizën në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Shkup.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume