Kandidati për Prokuror të Shtetit, Vladimir Pançevski, i cili dje nuk mori mendim pozitiv nga Këshilli i Prokurorëve Publikë, njoftoi në profilin e tij në Facebook se po dorëzon kallëzim penal kundër Bashkim Besimit, kryetar i Këshillit të Prokurorëve Publikë, dhe kundër të gjithë 9 anëtarëve të tjerë të Këshillit.

​Akuzat janë për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” nga neni 353 paragrafi 1, lidhur me nenin 22 të Kodit Penal.
​Anëtarët e Këshillit janë:
​Bashkim Besimi nga Tetova, kryetar i Këshillit të Prokurorëve Publikë
​Marjana Ilieska nga Prilepi, zëvendëskryetare e Këshillit
​Jelena Dogazanska Koleva nga Shkupi, anëtare e Këshillit
​Zorica Pavlloviq nga Shkupi, anëtare e Këshillit
​Ermon Neziri, anëtar i Këshillit
​Keti Petkova, anëtare e Këshillit
​Svetlana Stojkoviq, anëtare e Këshillit
​Dushica Dimitrieska, anëtare e Këshillit
​Ardian Demiri, anëtar i Këshillit
​Fatih Aliu, anëtar i Këshillit

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume