Durmishi: Me masa sistemore dhe partneritet reduktojmë ekonominë informale dhe forcojnë sektorin formal
Ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi iu drejtua sot konferencës “Formalizimi i ekonomisë informale: Përmes bashkëpunimit drejt suksesit”, kushtuar masave sistemore dhe politikave të përbashkëta për reduktimin e ekonomisë informale dhe forcimin e sektorit formal.
Në fjalën e tij, ministri Durmishi theksoi se ekonomia informale është sfidë komplekse dhe afatgjatë që shtrembëron konkurrencën, dëmton punëtorët dhe zvogëlon kapacitetin fiskal të shtetit. Ai theksoi se për disa qytetarë puna e palajmëruar nuk është zgjedhje, por domosdoshmëri, e cila kërkon përgjigje përmes krijimit të vendeve dinjitoze dhe të qëndrueshme të punës.
“Çdo kompromis me ekonominë gri do të thotë rritje më e ulët ekonomike, më pak shërbime publike dhe cilësi më e ulët e jetës. Prandaj kemi nevojë për zgjidhje sistemore, konsistente dhe të qëndrueshme”, theksoi ministri.