Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot, duke iu përgjigjur një pyetjeje të gazetarëve lidhur me raportin e Institutit Shtetëror të Statistikave për inflacionin dhe pritshmëritë për këtë vit, deklaroi:
“Sa i përket ushqimeve, vitin e kaluar pati ‘kosharën e Krishtlindjes’, ‘kosharën e janarit’ dhe do të ketë edhe në prill. Gjithsesi, mendoj se do të lëvizim brenda projeksionit, nën 3% për inflacionin vjetor këtë vit. Kur e krahasojmë shkallën, ajo është përafërsisht e njëjtë si në rajon. Përveç në Serbinë fqinje, ku është 2,2 – 2,3%, sepse ata kanë masën për kufizimin e çmimeve të produkteve. Sapo ta heqin këtë masë, gjithçka do të nivelohet dhe papritmas do të kenë një kulm, sepse ne e pamë këtë një vit para se ata ta implementonin dhe për këtë vendosëm të luftojmë inflacionin përmes mekanizmave të tjerë.
Sa i përket muajve të tjerë, pres që të jenë nën 3%. Për shembull, ka shtete në Evropë si Rumania, ku inflacioni në janar ishte 9,8%, Turqia ku është dyshifrore, mbi 30%, po ashtu Bullgaria, Kroacia dhe shumë vende të tjera evropiane, ku inflacioni është shumë më i lartë se tek ne. Pres që tek ne inflacioni këtë vit, në nivel vjetor, të jetë nën 3%, pra brenda atyre që kemi parashikuar.”./TS/