Kryetari i Aleanca për Shqiptarët, Arben Taravari, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të Ramazani.

Përmes një mesazhi publik, Taravari thekson se muaji i Ramazanit duhet të shërbejë si një kohë reflektimi për të zbuluar më shumë dritë dhe tolerancë, si ndaj vetes ashtu edhe ndaj njëri-tjetrit, duke vënë në pah nevojën për mirëkuptim dhe solidaritet në shoqëri.

“Qoftë muaji i Ramazanit një kohë reflektimi për të zbuluar sa më shumë dritë e tolerancë për veten e për njëri-tjetrin sepse kemi shumë nevojë. Agjërim të lehtë e sidomos të pranuar! Paqe!”, thuhet në mesazhin e liderit të Aleancës për Shqiptarët.

Ai uroi që ky muaj i shenjtë të sjellë paqe, harmoni dhe pranim të lutjeve për të gjithë besimtarët./TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume