DPB Gostivar është denoncuar se në rrugën rajonale Gostivar-fshati Gradec, saktësisht në fshatin Debresh të Gostivarit, automjeti i udhëtarëve “Citroen” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga 35-vjeçarja A.A.SH. nga fshati Debresh, është përplasur me një shtyllë. Në aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar A.A.SH., të konstatuara në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Këqyrja e vendit të ngjarjes është kryer nga ekipi i DPB Gostivar.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume