Drejtori i Përgjithshëm i televizionit “ABC NEWS” Sokol Balla, është paraqitur sot (23 shkurt) në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, SPAK, për t’u marrë në pyetje lidhur me hetimet që po zhvillohen ndaj ish-bashkëshortes së tij, Belinda Balluku.
Sokol Balla është thirrur nga prokurori Dritan Prençi, i cili është edhe prokurori që po heton ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku.