Federata e futbollit të Maqedonisë së Veriut ka mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme të Komisioni Disiplinor, ku ka marrë vendim për thirjet anti shqiptare që u bënë gjatë ndeshjes Vardari – Bashkimi në kuadër të xhiros së 19-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Sipas njoftimit të bërë nga vet federata, këta të fundit kanë dënuar skuadrën e Vardarit me një ndeshje pa publik dhe gjobë prej 5 mijë eurove për shkak të organizimit të dobët të sfidës dhe thirrjeve fyese në baza nacionale të tifozëve të tyre.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume