Jeton Shaqiri
Drejtësia nuk është britmë, është provë.
Jetojmë në një kohë kur opinioni shpesh bëhet gjykatë,
kur fjala shpallet vendim dhe heshtja interpretohet si faj. Por drejtësia nuk ndërtohet mbi emocione të çastit,
as mbi tituj e paragjykime.
Ajo kërkon qetësi, kërkon procedurë, kërkon guxim për të pritur të vërtetën.
Sot është e lehtë të drejtosh gishtin kur harron se nesër mund të jesh ti përballë atij gishti. Shpesh turma ka nxituar, ndërsa koha ka korrigjuar.
Shteti i së drejtës ekziston për një arsye të thjeshtë: askush nuk është fajtor pa u provuar fajësia. Drejtësia nuk është dënim publik, por proces i drejtë. Dhe kur dikush vendos të kthehet, nuk kthehet për zhurmë, por për t’u përballur me të vërtetën.
Sot u ktheve që nesër të flasë drejtësia. Dhe kur ajo të flasë, do të kuptohet sa e rëndë është fjala e nxituar.
Sepse në fund, e vërteta ka nevojë vetëm për kohë.