Deputeti i Blerim Bexheti, sonte në emisionin “Debat në SHENJA”, theksoi se ligji për përdorimin e gjuhëve në jurisprudencë është miratuar që në vitin 2017, gjatë qeverisë ku dominuese ka qenë Bashkimi Demokratik për Integrim. Ai gjithashtu kritikoi Arben Fetain, për keqinformim të publikut.

“Nëse i marrim të dhënat, ligji për përdorimin e gjuhëve në jurisprudencë është miratuar në vitin 2017. Ky zotëri, besoj që nuk e di, por nuk e marrim për të madhe. Ai ka qenë anëtar i Aleancës për Shqiptarët, në qeverinë ku dominuese ka qenë BDI. T’ia përkujtoj opinionit se është mashtrues ordiner, sepse ligji për provimin e jurisprudencës ka kaluar në qeveri, ka marrë mendim pozitiv nga komisioni ligjdhënës dhe ka ardhur në parlament. Me rregullore, të gjitha ligjet nga qeveria paraprake i kthehen qeverisë së re për rishqyrtim – qeverisë pa legjitimitet të VLEN-it – dhe asnjëherë nuk kanë ardhur në Kuvend. Tani kujt duhet t’i vijë turp?” deklaroi Bexheti.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume